MAGAZINË /

Thyen rregullat, Kombëtarja e Kosovës largon 3 lojtarë nga grumbullimi për Ligën e Kombeve

Shkruar nga Versus

Thyen rregullat, Kombëtarja e Kosovës largon 3 lojtarë nga

Situata duket se nuk është aspak e mirë te Kosova sidomos pas humbjes ndaj Rumanisë, teksa Federata ka njoftuar se ka përjashtuar 3 lojtarë, për shkak të thyerjes së rregullave.Bëhet fjalë për futbollistët, Arjanet Muric, Edon Zhegrova dhe Florent Muslija.

"Me vendim të përbashkët të përzgjedhësit Franco Foda dhe Federatës, tre futbollistët: Arjanet Muric, Edon Zhegrova dhe Florent Muslija janë larguar nga grumbullimi i ekipit kombëtar, për shkak të thyerjes së rregullores së ekipit kombëtar të vendosur nga përzgjedhësi dhe Federata"- thuhet në njoftim. 

Për masat e mëtejme ndaj futbollistëve në fjalë, do të vendoset nga Komiteti Ekzekutiv i FFK-së. Ndërkohë, ekipit do t’ i bashkohet, portieri që ka qenë në listen e pritjes, Faton Maloku nga FC Drita.

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: