
Laert Vasilit është vënë në shenjestër të gjithë banorëve të Big Brother Vip Albania pasi vendosi të ndahet nga Valbona Mhilli si lojtar duke dalë në nominim kokë më kokë.
Natyrisht ky veprim i aktorit nuk u prit mirë nga gazetarja, e cila ka shprehur një pëlqim për të dhe krijoi një afrimitet të madh me aktorin.
Derisa po qëndronin sot (e diel) në oborr, në sfond dëgjohet një këngë e Lyrical Son, MC Kreshës dhe Ledrit “Menemadhe”, ku vargjet e së cilës i shfrytëzoi Valbona për ‘diss’.
“Të përshëndes Laert, hajde Laert. Ti me mua ke hy në gjynah, çdo natë në ëndërr ke me më pa”, i tha ajo.
E nga ana tjetër Laerti u mundua që ta injoronte këtë moment, ku në oborr ishte edhe Gjesti me Eglin.
Pritet të shihet se kush do të dalë nga ky televotim i fortë i së martës.
View this post on Instagram








