Në Zyrih të Zvicrës është hedhur shorti për 54 shtetet europiane të cilat do të përballen në 12 grupe për eleminatoret e Botërorit 2026.
Shqipëria, edhe këtë herë nuk ka pasur fat të mirë pasi në grupin K, do të përballet me Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën. Me Serbinë dhe Anglinë, kombëtarja shqiptare nuk ka bilanc pozitiv.
Edhe Kosova ka rënë në një grup të vështirë, me Zvicrën, Suedinë dhe Slloveninë.
12 ekipet e para të Evropës kualifikohen për në Kupën e Botës që do të luhet në SHBA, Kanada dhe Meksikë. Ndërsa 12 ekipet e dyta të grupeve shkojnë në play off ku do tentojnë shansin e fundit për t'u kualifikuar në Botëror. Versus.al








