MAGAZINË /

Trajneri i ri i Kombëtares, Rolando Maran: Dua të ndërtoj një skuadër të aftë për të mbyllur ndeshjen

Shkruar nga Versus

Trajneri i ri i Kombëtares, Rolando Maran: Dua të ndërtoj

Rolando Maran tha se ëndrra e tij është kualifikimi i Kombëtares Shqiptare për në Botërorin e ardhshëm. Ndërsa sa i takon filozofisë së preferuar të futbollit, trajneri i ri i kuqezinjve tha se duhet të ketë një ekuilibër mes taktikave, por tha se preferon të ketë një ekip që mund të jetë agresiv dhe të mbyllë ndeshjen.

“Ky perceptim për trajnerët Italianë qëndron, por mendoj se duhet të jemi me të zotë se kundërshtarët dhe kjo nuk lidhet vetëm me faktin e të mbrojturit mirë. Mendoj se duhet të ketë një ekuilibër. Duhet të vlerësojmë edhe bazën e lojtarëve që kemi në dispozicion. Dua të sjell një skuadër që të arrijë të mbyllë ndeshjen. Do ketë momente kur do duhet të mbrohet”- u shpreh Maran.

Lidhur me repartet në skuadër, trajneri nuk bëri një vlerësim duke thënë se kjo do të ishte e gabuar në këtë moment.

“Nuk jap dot një vlerësim për një repart të caktuar, për momentin mendoj se do ishte një gabim. Por ka disa veçanti të skuadrës me të cilat mund të punojmë. Jam i bindur se ky mozaik mund të formësohet shumë mirë”- shtoi trajneri. Versus.al

Poll