Trajneri i njohur i futbollit, Jose Mourinho bashkëatdhetar i Diogo Jotës, futbollistit të Liverpoolit që humbi jetën, ka shprehur tronditjen e tij për ngjarjen e ndodhur. Teksa e përshkruan Jotën si një talent të futbollit që ishte ndryshe nga gjenerata e tij sepse nuk ndiqte protagonizmin, Mourinho thotë se është e vështirë të kuptohet ajo çfarë ndodhi.
“Kur njerëzit e lënë këtë botë, normalisht themi “sa djalë i mirë”. Diogo ishte vërtet një djalë i mirë. Ai kishte agjentin tim, strukturën time dhe sigurisht dija shumë për të. Njerëzit në Liverpool e dinë se kjo është e vërtetë. Ai ishte një fëmijë, për të cilin asgjë nuk ishte e lehtë. Iu desh të luftonte për të shkuar aty ku arriti. Nuk ishte i kësaj gjenerate, nuk ndiqte protagonizmin. Protagonzimi e gjeti për shkak të talentit të tij. Historia e tij është e çmendur. Tre fëmijë që mbetën pa baba, një grua e re pa burrin e saj. Prindër që humbën të dy fëmijët. Është çmenduri, e vështirë për t’u kuptuar”- tha Mourinho.
Diogo Jota, 28 vjeç dhë vëllai i tij 26 vjeçar humbën jetën si pasojë e një aksidenti fatkeq me makinë në një rrugë të Spanjës. Jota la pas tre fëmijë të mitur dhe gruan me të cilën ishte martuar prej dy javësh. Versus.al







