
Gjatë minutave shtesë të ndeshjes së luajtur mbrëmë mes Italisë dhe Shqipërisë, loja u pezullua për disa momente për shkak se në fushë arriti të futej një tifoz shqiptar.
Pas shumë përpjekjeve, forcat e sigurisë arritën ta kapnin në mes të fushës ku u rrëzua pasi rrëshqiti. Mediat e Kosovës shkruajnë se tifozi që hyri në fushën e lojës është Sami Rexhepi nga Skënderaj, i cili jeton në Duseldorf të Gjermanisë.
Kombëtarja shqiptare, pati disa momente në fund të ndeshjes ku mund të shënonte golin e barazimit, por fatkeqësisht nuk u shndërruan në gol për kuqezinjtë. Versus.al








