
Një ditë më parë Kombëtarja Shqiptare e futbollit zhvilloi një ndeshje miqësore përballë skuadrës modeste të Gibraltarit duke fituar me një gol të shënuar nga penalltia.
Përveç disa ndryshimeve në formacion, ajo çfarë tërhoqi vëmendjen ishte mungesa e emrit të portierit Etrit Berisha në listën e lojtarëve të ftuar nga trajneri Sylvinho.
Mesa duket kjo mungesë është më shumë sesa thjesht taktikë loje e trajnerit brazilian. Sipas gazetarit Shkumbin Pireva, gjatë kampionatit europian të zhvilluar në Gjermani vitin e kaluar, Sylvinho dhe Berisha kanë patur përplasje fizike.
“Krisje të raporteve mes ekipit dhe trajnerit ka ndodhurnë Euro2024 edhe pse nuk janë publikuar, ka patur tensione në Gjermani, madje edhe sulme fzike. Etrit Berisha dhe Sylvinho u kacaytën gjatë kampionatit europian. Këtu ka nisur e gjithë zanafilla e prishjes së ekuilibrave. Nga Euro 2024 e këtej ndeshjet kanë lënë për të dëshiruar dhe zgjedhjet e trajnerit janë përherë e më të çuditshme. Merren futbollistë që nuk kanë minuta në skuadrat e tyre dhe jo lojtarë të nivelit të lartë apo talente të reja”- u shpreh gazetari Pireva në Euronews Albania. Versus.al







