
Mes të shkarkuarve në aparatin drejtues të klubit sportiv të futbollit është drejtori sportiv, Igli Tare.
Një vit më parë më 26 maj e vitit 2025, Igli Tare u prezantua zyrtarisht nga Milani.
Ishte CEO i klubit, Xhorxho Furlani, ai që i besoi në fillim për postin e drejtorit sportiv dhe projektin e ri pas dështimit në kampionat.
“Jemi të lumtur të mirëpresim Igli Taren në familjen kuqezi. Zgjedhja e duhur për të rinisur. Kompetenca, vendosmëria dhe vlerat e forta, të kombinuara me një njohje të thellë të futbollit italian dhe një vizion ndërkombëtar, e bëjnë atë figurën ideale për të kontribuar në ringritjen e klubit, përmes zhvillimit të një projekti sportiv ambicioz”, u shpreh Furlani në fjalët e para krah Tares në muajin maj të vitit të kaluar.
Por mediat shkruajnë se Furlani rezultoi personi që e pengoi Taren për të punuar pa problem te Milani.
Merkato e dimrit sidomos ishte zhgënjim, pasi klubi nuk u përforcua me elementë cilësorë.
Tashmë Milani e shikon veten jashtë zonës Champions. Ishte objektivi i vendosur nga pronari Xherri Kardinale, që sot nuk kurseu askënd. Të gjithë drejtuesit dhe trajneri Alegri e shohin veten të shkarkuar. Versus.al

