
Rozana Radi u rendit e dyta në garën për çmimin e madh të Big Brother VIP Albania 4, pas një televotimi të ngushtë me Gjestin, i cili shpallej fitues.
Pas shpalljes së fituesit, Rozana shprehu kënaqësinë e saj për triumfin e Gjestit. Ajo theksoi se ndjehet e lumtur për suksesin e tij dhe vlerësoi lidhjen e tyre, duke theksuar se ka pasur ndjenja të sinqerta për të dhe se lidhja e tyre ka pasur të mirat dhe të këqijat e veta. Tani që loja ka përfunduar, ajo ishte e hapur dhe e sinqertë në ndjenjat e saj për Gjestin dhe për momentet që kaluan së bashku gjatë këtij eksperimenti televiziv.
Rozana: Ka qenë një natë shumë e bukur. Jam shumë e lumtur që e fitoi Gjesti këtë rrugëtim dhe e them pa rezerva sepse e kam dashur atë nubin e vogël me të gjitha të mirat e të këqijat e raportit tonë. Dua të falënderoj dhomat e rrëfimit, autorët dhe gjithçka që mban flota gjigante e Top Channel. Faleminderit Shqipëri dhe Kosovë iu dua pafund./Versus.al








