Në Grupi D të Europianit 2024 ka ndodhur çudia e radhës, është eleminuar vetëm një skuadrës, ndërsa tri të tjera janë kualifikuar për në të 16-tat.
Mbrëmjen e sotme, Austria, Franca dhe Holanda janë kualifikuar.
Austria ka arritur të mposhtë me rezultatin 2-3 Holandën në Berlin, në takimin e fundit të Grupit D.
Ishin austriakët e Rangnick ata që kaluan të parët në avantazh falë një autogoli të Malen në minutën e 6’. Pjesa e dytë nisi me gol nga Gakpo, i cili barazoi takimin në minutën e 47.
Austriakëve u mjaftuan vetëm 12 minuta për të kaluar sërish në avantazh me Schmid, ndërsa barazimi për herë të dytë në këtë takim erdhi nga Depay në minutën e 75’.
Pas 5 minutash, ishte Sabitzer që realizoi një supergol për t’i dhënë fitoren ekipit të tij.
Ndërkohë Franca ka barazuar 1-1 me Poloninë në Dortmund, për t’i dhënë fund fazës në grupe, dukë mos ia arritur dot të dalë si kryesuese e Grupit D.
‘Gjelat’ provuan disa herë për të gjetur golin, i cili erdhi vetëm falë një 11-metërshi nga ana e Kylian Mbappe në minutën e 56’.
Gjithsesi, në minutën e 79’ ishte Robert Lewandoëski që shënon gjithashtu një 11-metërsh, për të rikthyer baraspeshën.
Kështu Austria e mbyll grupin si vendi i parë me 6 pikë dhe kjo falë barazimit të Francës me Poloninë në sfidën tjetër, ndërsa Holanda kalon më tej si një nga të tretat më të mira me 4 pikë.







