MAGAZINË /

'Unë ty s'do të harroj'/ Tayna zbulon lidhjen e veçantë me Ismail Kadaren

Në postimin e saj Tayna ka treguar se babai i saj ia ka vendosur emrin duke u frymëzuar nga vepra e Kadaresë, “Doruntinë”

Shkruar nga B.SH
'Unë ty s'do të harroj'/ Tayna zbulon lidhjen e
Tayna dhe Ismail Kadare

Reperja e njohur Tayna ka reaguar për vdekjen e gjenisë së letrave të gjuhës shqipe Ismail Kadare.

Në postimin e saj Tayna ka treguar se babai i saj ia ka vendosur emrin duke u frymëzuar nga vepra e Kadaresë, “Doruntinë”

Tayna shkruan në statusin e saj:

“Edhe kur kujtesa ime e lodhur ashtu si ato tramvajet e pasmesnatës vetëm në stacionet kryesore do ndalojë. Unë ty sdo të harroj”. Babi më quajti Doruntina nga vepra jote. Faleminderit për gjithçka që ke bërë për letërsinë shqipe. Prehu në paqe i madhi Ismail Kadare! Krijimet e tua nuk do të harrohen kurrë”.

'Unë ty s'do të harroj'/ Tayna zbulon lidhjen e

Shkrimtari i madh shqiptar me famë ndërkombëtare, ndërroi jetë sot në moshën 88 vjeçare në banesën e tij në Tiranë. Familjarët e gjetën të pajetë kolosin e letrave shqipe dhe pavarësisht transportimit të tij në urgjencë, asgjë nuk mund të bëhej për ta rikthyer në jetë. 

 

Poll