Fotoja që Mohamed Salah ngarkon çdo Krishtlindje me familjen e tij është kthyer në një zakon për sulmuesin egjiptian pavarësisht kritikave të marra nga besimtarët musliman në rrjete sociale.
Për të tretin vit radhazi sulmuesi i Liverpoolit, bashkëshortja e tij Maggie dhe vajzat e tyre Maka dhe Kayan kanë veshur të njejtat pizhame dhe kanë bërë foton e përvitshme pranë pemës së Krishtlindjes.
“Gëzuar Krishtlindjet”, shkroi Salah krahas postimit të tij në Instagram për 63.7 milionë ndjekësit e tij dhe komentet filluan të binin “shi”.
View this post on Instagram
"Më zhgënje vëlla", "fshije tani", "tani jam plotësisht i zhgënjyer me ty", "ne muslimanët kemi shumë respekt dhe kështu na e kthen", "pavarësisht asaj që ke dëgjuar gjithë këto vite , ti vazhdon te postosh të njejtën foto të turpshme, je turp, nuk do të shikoj më ndeshjet e Liverpoolit, 'mbaj mend, nuk do te shënosh asnjë gol deri në fund të sezonit pas fyerjes së profetit tonë të dashur dhe të gjithë muslimanëve”, ishin disa nga komentet negative ndaj Salahut.
Mirëpo kishte dhe nga ata që e mbështesnin sulmuesin të cilët shkruanin: “Gëzuar Krishtlindjet Mo.' 'Injoroi të gjithë këta budallenj. Argëtohu me familjen tënde” ndërsa të tjerëve iu duk zbavitëse situata duke shkruar “është bërë një traditë vjetore e Krishtlindjeve të lexosh dhe të qeshësh me komentet. Ata nuk më zhgënjejnë kurrë”./Versus.al







