MAGAZINË /

Vajza e Bill Gates zbulon aksidentalisht diagnozën mjekësore të babit të saj

Shkruar nga Versus
Vajza e Bill Gates zbulon aksidentalisht diagnozën mjekësore të
Bill Gates/ Phoebe Gates

Phoebe Gates ka zbuluar rastësisht që babai i saj bashkëthemeluesi  i Microsoft, Bill Gates, vuan nga sindroma Asperger.

Studentja 22-vjeçare e Stanford-it e bëri zbulimin aksidentalisht teksa ishte e ftuar në podkastin hit Call Her Daddy, të drejtuar nga Alex Cooper.

Ndërsa diskutonte se si është të jetosh në shtëpinë e një prej baballarëve më të njohur në botë - dhe që thuhet se është i vështirë -, Phoebe përmendi rastësisht gjendjen mjekësore të babait të saj.

“Babai im është mjaft i vështirë nga pikëpamja sociale. Ai ka thënë se, ju e dini, ka Asperger's, - tha ajo rastësisht ndërsa ishte në podcast të mërkurën.

Ky koment ngjalli reagime të menjëhershme pasi vetë Bill Gates nuk e ka konfirmuar asnjëherë kurrë publikisht një diagnozë të tillë.

Megjithëse ai e ka pranuar më parë se është identifikuar me tipare në spektrin e autizmit, zbulimi i vajzës së tij shënon herën e parë që një anëtar i familjes së tij tregon për gjendjen specifike të bashkëthemeluesit të Microsofit.

Por çfarë është sindroma Asperger? 

Sindroma Asperger (AS) është një nga një grupet e çrregullimeve neurologjike të njohura si çrregullime të spektrit të autizmit (ASD). Sindroma Asperger është në skajin e butë të spektrit. Njerëzit me AS shfaqin tre simptoma kryesore:

– vështirësi në ndërveprimin shoqëror

– sjellje të përsëritura

– përqendrim i fortë ndaj rregullave dhe rutinës

Sindroma është emëruar pas pediatrit austriak Hans Asperger. Në vitin 1944, Hans Asperger diagnostikoi fëmijë, të cilët shkuan tek ai për trajtim dhe posaçërisht nuk kishin aftësi komunikimi joverbal, kishin kufizim në të kuptuarit të emocioneve të të tjerëve dhe ishin fizikisht të ngathët. Kuptimi bashkëkohor i sindromës Asperger erdhi në vitin 1981. Ajo u bë një diagnozë e standardizuar në fillimin e viteve 1990.

Disa njerëz me çrregullime të spektrit të autizmit klasifikohen si me funksionim të lartë. Autizmi me funksionim të lartë do të thotë që këta individë nuk kanë aftësi gjuhësore të vonuara dhe probleme me zhvillimin njohës. Shpesh, individët e diagnostikuar me sindromën Asperger kanë inteligjencë normale ose mbi normale. Përveç kësaj, njerëzit me këtë sindromë janë në gjendje të arsimohen dhe të punojnë.

Sindroma Asperger nuk mund të kurohet. Diagnostikimi dhe ndërhyrja e hershme mund të ndihmojë këta njerëz të krijojnë lidhje shoqërore, të arrijnë potencialin e tyre dhe të bëjnë një jetë produktive./Versus.al

 

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: