MAGAZINË /

Valbona Mhilli rrëfen të pathënat e BBVA: Laert Vasilin ishte i pari që bëri hapat

Valbona theksoi se, edhe pse kishte ndjenja të sinqerta për Laertin, ajo refuzoi këtë propozim, duke e konsideruar si zhgënjim maksimal në ambientin e “Big Brother VIP”.

Shkruar nga Versus
Valbona Mhilli rrëfen të pathënat e BBVA: Laert Vasilin ishte i
Valbona Mhilli/ Laert Vasili

Në një intervistë ekskluzive për “Shqipëria Live”, një ditë pas eliminimit nga shtëpia e “Big Brother VIP”, Valbona Mhilli rrëfen se Laert Vasilin ishte ai që nisi kontaktin fizik me të. Sipas saj, Laerti i kërkoi të shkëmbenin puthje në një hapësirë ku besonte se nuk kishte kamera, megjithëse çdo cep i shtëpisë është monitoruar 24 orë në ditë.

Valbona theksoi se, edhe pse kishte ndjenja të sinqerta për Laertin, ajo refuzoi këtë propozim, duke e konsideruar si zhgënjim maksimal në ambientin e “Big Brother VIP”. Për banoren, kjo situatë reflekton diferencat në perceptimet dhe ndjenjat që zhvillohen në shtëpi, duke lënë një shenjë të thellë emocionale në përvojën e saj në reality.

“Ka qenë Laerti i pari që ka bërë hapat dhe më pas e gjithë gjëja rrodhi dhe u gjendëm përballë njëri-tjetrit. Më pas, vazhdoi si lojë. Por, avancoi, shkoi përtej lojës”, tha ajo.

“Nuk kam gënjyer në asnjë moment në shtëpinë e ‘Big Brother’. Më ka ftuar që të më puthte në një hapësirë, që besonte se nuk ka kamera. I thashë jo. Unë kam pasur ndjenja të sinqerta për Laertin dhe shumë të pastra. Duke e ditur ai këtë gjë, ka luajtur. Nuk mund të them që kam qenë marrëzisht e dashuruar, ishte një tërheqje, ishte një tërheqje që kishte nisur mes nesh. Prandaj them që zhgënjimi më i madh në BBV për mua ishte Laert Vasili”.

Tags:

bbva4

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: