Edhe pak ditë na ndajnë nga finalja e Big Brother Vip Albania. Katër janë banorët që konkurojnë për çmimin e madh, Rozana Radi, Laert Vasili, Gjesti dhe Egli Tako.
Por teksa banorët po presin t'i japin fund kësaj aventure, Laerti dhe Rozana kanë diskutuar sërish për incidentin që ndodhi në spektaklin e së shtunës, ku Jozi në dalje goditi me shuplakë Gjestin.
Gjatë bisedës Laerti shprehet se ishte një gjë e tmerrshme, por që bravo i qoftë Gjestit që e kaloi aq shpejtë.
Ndërsa përsa i përket Jozit, aktori shprehet: “Çfarë tmerri si se përmbajti veten ai”.
“Këtij të voglit bravo i qoftë që e kaloi aq shpejt, ajo ishte e tmerrshme. Vandalizëm i gjallë”, theksoi ndër të tjerash Vasili.








