MAGAZINË /

Vargjet/ E bija i jep lamtumirën e fundit Ismail Kadaresë: I menduar gjer në ...

Shkruar nga Versus

Vargjet/ E bija i jep lamtumirën e fundit Ismail Kadaresë: I menduar

E bija e Ismail Kadaresë, Besiana ka zgjedhur një poezi të ndjerë të të atit për të shprehur dhimbjen për ndarjen nga jeta të babait të saj, kolosit të letrave në gjuhën shqipe.

Mes vargjeve të poezisë “Kohë e pamjaftueshme”, e bija e Kadaresë shpreh dhimbjen që ka kapluar familjen për të atin e saj.

Kohë e pamjaftueshme

S’kam kohë të harroj shumë gjëra

Që nga mendja ti nxjerr përjetë.

Për tragjikët e vjetër e shkrepëtimat

Do t’më duhen së paku dy vjet.

Dhe ndoshta po aq për Danten,

Për frëngjishten tok me plazhet po aq,

Ndoshta gratë do të jem duke fshirë

Kur muzgu do të afrohet ndërkaq.

Si udhëtari me peshë të tepërt

Para avionit që niset pas pak

I ngarkuar rëndshëm ende

Do t’afrohem tek varri humbak.

Nga supet si ta heq këtë barrë?

Ku ta hedh këte peshë, si?

Me të s’mund të zbres atje poshtë

Por as lart dot s’e lë kurrsesi.

I menduar gjer në çast të fundit

Nga mosthënia, nga pengu tragjik,

Një shenjë ndoshta të pakuptueshme

Do t’ju bëj të gjithëve e do ik.

Ismail Kadare

 

Poll