Në një nga episodet më emocionuese të programit Ferma VIP, Danela ndau një histori të veçantë dhe të mistershme nga jeta e saj familjare, një rrëfimi që për shumë shqiptarë është si një legjendë e marrë nga brezi në brez: "fëmija me flatra".
Ajo tregoi se një vit para se ajo të vinte në jetë, nëna e saj përjetoi humbjen e një djali, vëllait të saj të madh, i cili, sipas besimeve të familjes, kishte lindur me flatra. Ai ishte njohur si "Dragua" dhe familja e tij e mbante larg syve të tjerëve, si një objekt i shenjtë dhe i ruajtur. Frika e madhe ishte se nëse dikush e shihte atë, do të ndodhte diçka e keqe. Fatkeqësisht, kjo frikë u realizua kur vëllai i saj humbi jetën në një aksident.
Emri Danela, ajo e mori si një kujtim nga ai vëlla i ndjerë, pasi nëna e saj kishte pasur një ëndërr ku ai i lajmëronte se do të lindte një vajzë.
Ky rrëfim i Danelës jo vetëm që shpalosi një pjesë të errët dhe të bukur të historisë familjare, por gjithashtu preku zemrat e shumë të pranishmëve në program.
“Një vit para se të lindja unë kam humbur një vëlla. Për atë thonë që ka qenë Dragua, ka qenë me flatra. Mami im e ruante shumë që mos e shihnin njerëzit, por në fund ai humbi jetën në një aksident. Thonë që edhe emrin tim ai ma ka vënë, i ka dalë mamit në ëndërr dhe ka thënë që është vajzë. Mami nuk e përjetoi shumë mirë këtë situatë dhe pas disa kohësh ndërroi jetë. Babi u martua sërish, por unë nuk e doja atë grua. Por ajo u tregua burrneshë dhe na rriti. Ajo na lindi dhe një vëlla, Alesion, të cilin unë e dua shumë shumë”, tregoi Danela.
Më tej ajo rrëfeu edhe një hsitori ku tha se dikur ka qenë e fejuar me mblesëri.
“Në moshën 14 vjeçare babi im më fejoi me mblesëri. Me atë djalin kam bashkëjetuar 8 vite, deri sa vendosa të ikja. Ika në Napoli fillova punë në bujqësi. Më pas ika në Maltë, për tre muajn mësova anglisht, aty takova një njeri që më tha je shumë e bukur për të punuar kamariere. Më pas ju futa botës së modelingut”, rrëfeu më tej Danela.
Ndërsa e pyetur se për kë e ka marrë malli ajo tha për vëllain e saj të vogël Alesio, i cili ishte edhe surpriza e saj.
Nuk kanë munguar lotët e gëzimit, ku jo vetëm historia por edhe takimi motër e vëllai ishte mjaft emocionues.








