MAGAZINË /

Vendi që pa t'i shkrijnë 6 akullnaja, në 2028 mund të zhduket e fundit

Në vitin 1910, Venezuela kishte ende gjashtë akullnaja. E fundit që mbijetoi, ndodhet në Sierra Nevada de Mérida dhe dikur mbulonte 450 hektarë, sot mbulon vetëm 2 hektarë. Sipas specialistëve, pjesa tjetër e shtresës së akullit mund të zhduket plotësisht deri në vitin 2028.

Shkruar nga a.b.

Vendi që pa t'i shkrijnë 6 akullnaja, në 2028 mund të

Venezuelës po i mbarojnë zyrtarisht akullnajat. Ky vend i Amerikës së Jugut, i përshkuar nga Andet, pa t’i zhdukej para syve dhe akullnaja e fundit. Kjo akullnajë më parë me një sipërfaqe prej 450 hektarësh, u shkri derisa formoi vetëm një pllakë prej rreth 2 hektarësh.

Vendi që pa t'i shkrijnë 6 akullnaja, në 2028 mund të

Aq shumë sa shkencëtarët e kanë reduktuar atë në një "fushë akulli" të thjeshtë. Sipas standardeve ndërkombëtare, një akullnajë duhet të ketë të paktën 10 hektarë për t'u klasifikuar si e tillë. Maja Humboldt, e njohur më mirë si La Corona, ishte e mbijetuara e fundit e gjashtë akullnajave prej më shumë se 1000 hektarësh të pranishme në territorin e Venezuelës në vitin 1910.

Vendi që pa t'i shkrijnë 6 akullnaja, në 2028 mund të

Zhdukja e saj e bën Venezuelën vendin e parë në historinë moderne që ka humbur të gjitha akullnajat e saj. Për të shpëtuar akullnajën Humboldt, shkencëtarët madje ishin përpjekur të instalonin një mbulesë rrjete termike, në mënyrë që të zbusnin ndikimin e rrezeve të diellit. Por kjo nuk e ndaloi shkrirjen. Në mes të majit, shkencëtarët zbuluan se 99% e sipërfaqes së akullnajës ishte zhdukur.

Vendi që pa t'i shkrijnë 6 akullnaja, në 2028 mund të

Sipas specialistëve, pjesa tjetër e shtresës së akullit duhet të zhduket plotësisht deri në vitin 2028. Shkencëtarët kanë kërkuar gjithashtu heqjen e mbulesës që rrezikon të bllokojë rritjen e myshkut dhe likeneve, si dhe të lërë pas mikroplastikës dhe të ndotë mjedisin.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: