Gazetari Blendi Fevziu që publikoi më herët një video të televizionit të Nju Jorkut, ABC7Neës, ka konfirmuar se gruaja që shfaqet në pamje është këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Parashevi Simaku.
Fevizu shprehet se, i është konfirmuar nga shqiptarë të shumtë që ajo është e pastrehë dhe jeton me ndihma dhe lëmoshë.
‘Po, është Parashqevi Simaku, këngëtarja shqiptare e cila u largua në vitin 1991 drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Unë e kam takuar Parashqevi Simaku në vitin 1995, atëherë kur ajo kishte filluar të jetonte në Los Angelos. Ndërsa sot të gjitha informacionet më thonë se ajo është e pastrehë, është pa asnjë ndihmë financiare dhe jeton me ndihmat që merr.
Sot, bizesmenë të rëndësishëm amerikanë, njerëz të njohur të New Yor-ut, më kanë kontaktuar dhe më kanë thënë që kanë vënë në dispozicion avokatët e tyre apo njerëz që merren me gjetjen e personave, sepse njerëzit që i kanë folur asaj në gjuhën shqipe, ajo reagon dhe largohet.
Ata janë duke e kërkuar ku është, me se merret dhe padyshim është në dinjitetin e shtetit shqiptar t’i ofroj një pension normal si një artiste që ka lënë gjurmë në artin shqiptar’, tha ndër të tjera gazetari Blendi Fevziu.’, thotë Fevziu në një video në Instagram.