MAGAZINË /

VIDEO/ Armando Broja rikthehet në aksion pas lëndimit të gjatë, shënon golat e parë

Për shkak të lëndimit, Broja nuk është grumbulluar as në ndeshjet e kombëtares për Ligën e Kombeve.

Shkruar nga Versus
VIDEO/ Armando Broja rikthehet në aksion pas lëndimit të
Armando Broja dhe stërvitja e Evertonit

Pas disa muajsh jashtë fushave për shkak të një lëndimi, sulmuesi i kombëtares shqiptare, Armando Broja është rikthyer në stërvitje me klubin e tij anglez Evertonin.

Në videon e publikuar në rrjetet sociale, duket se lojtari është në formë të mirë dhe po merr ngarkesën e duhur fizike duke shënuar kështu edhe golat e parë pas lëndimit të gjatë.

Në një kohë kur skuadrat janë pushim për shkak të Ligës së Kombeve që rikthehet me ndeshje mes kombëtareve, Broja është angazhuar edhe më shumë në stërvitje me ekipin e tij të ri.

Kujtojmë se Broja nuk është grumbulluar sërish me Kombëtaren duke humbur thuajse gjithë ndeshjet e Ligës së Kombeve me Kombëtaren Shqiptare. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: