Kur duhen edhe pak minuta që të nisë ndeshja e madhe mes Shqipërisë dhe Spanjës, stadiumi Arena i Dusseldorfit është “pushtuar” nga shqiptarët.
Arena e Dusseldorfit, është thuajse i tejmbushur nga tifozët tanë.
Nga informacionet e fundit flitet se numri i tifozëve kuqezi do të kalojë 35 mijë, siç ishte parashikuar deri para ditës së sotme.
Sido që të shkojë, e sigurtë është që Shqipëria e ka me “vete” gjithmonë lojtarin e 12-të, publikun e mrekullueshëm, i cili ka mbërritur në Gjermani nga të katër anët e globit.







