MAGAZINË /

VIDEO/ E rrahën keq me shpulla, Kozaku për 'Diamantin Blu': Mirë ia kanë bërë

Shkruar nga Versus
VIDEO/ E rrahën keq me shpulla, Kozaku për 'Diamantin Blu':
Diamanti Blu/ Kozaku

Një ngjarje e pazakontë ka qarkulluar ditën e djeshme në rrjetet sociale, ku sipas pamjeve, personazhi i njohur në TikTok, i njohur si "Diamanti Blu", është dhunuar.

Shkak i konfliktit dyshohet të ketë qenë përdorimi i fjalëve fyese ndaj familjarëve të një personi tjetër, çka më pas ka sjellë përplasje edhe jashtë rrjetit.

Ngjarja ka nxitur reagime të shumta në TikTok dhe Instagram.

Një ndër reagimet më të komentuara ishte ai i Kozakut, i cili tha se “mirë ia kanë bërë” duke iu referuar sharjeve që, sipas tij, janë të pajustifikueshme sidomos kur drejtohen ndaj fëmijëve.

Kujtojmë që edhe Kozaku vetë është përfshirë më herët në një incident të ngjashëm gjatë një transmetimi “live”, pasi kishte përdorur fjalë fyese ndaj të tjerëve.

 

Poll