E akuzua publikisht se ka kapur për flokësh një artiste të njohur të botës së showbizz, banorja e Big Brother Vip Rozana Radi, u shpreh se kjo nuk është e vërtetë, pasi konflikti nuk ka ndodhur në televizion dhe për atë sherr ka fituar pafajësinë.
Kelly: Ka qenë një format i tillë dhe zonja që pretendon se mbron gratë, është kapur për flokësh me gratë. Ka 10 vite ky muhabet. Nëse jam i gabuar dhe nuk ka pasur konflikt në atë shtëpi…
Rozana: Kemi qenë një format të tillë quhet ‘big shtëpia’. Kemi pasur konflikte, asnjëri nuk është prekur me duar. Konflikti ka ndodhur jashtë shtëpisë dhe në atë konflikt unë kam dalë e pafajshme.
Konflikti ka shkuar në proces gjyqësor. Si mundet ti të më akuzosh mua që jam kapur për flokësh. Çfarë nuk është përmendur këtu.
Ledioni: Secili mban përgjegjësi për gjërat që nxirrni nga goja. Nëse thoni një gënjeshtër a budallallëk që bie ndesh me atë që di publiku, atëherë do gjykoheni nga publiku.
Rozana: Më nxirrni çfarë të doni se jam shumë krenare për jetën time. Nëse kjo video nëse ekziston le të dalë. Ka ndodhur në Kodrat e Liqenit. Nëse do ndodhte një konflikt fizik do isha jashtë, unë kam qenë në finalen e atij edicioni.
Vieë this post on Instagram
Vieë this post on Instagram








