Eshtë mbyllur me rrjeta të paprekura sfida mes Shqipërisë dhe Çekisë. Kuqezinjtë kanë aktualisht 7 pikë në grup, duke u rënditur pas Çekisë me 8 pikë dhe Gjeorgjisë me 7 pikë, ndërsa pas nesh në grup gjendet Ukraina, skuadra që ka vetëm 5 pikë e me të cilën do të përballemi të marten po në kuadër të Ligës së Kombeve
84’ Tuci dhe Laçi lënë fushën e lojës duke i bërë vend Abrashit dhe Uzunit.
83’ Lingr dhe Kushta hyjnë në fushë në vend të Provod dhe Shulc.
83’ Asllani ekzekuton një goditje dënimi që fillimisht e përplas në murin mbrojtës e më pas fluturon sferën mbi traversë.
72’ Bajrami i lë vendin në fushë Muçit.
67’ Një harkim në zonë ulet për Suçek i cili për fat nuk gjen devijimin para Strakoshës. (VIDEO)
66’ Pas një goditje nga këndi, Hlozhek tenton portën por sfera devijohet jashtë.
64’ Hori dhe Çerni i lënë vendin në fushë Hlozhek dhe Kliment në radhët e Çekisë.
57’ Top në thellësi për Seferin i cili rrëzohet pas një kontakti, gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë. (VIDEO)
55’ Edhe Hori përfundon në listën e të ndëshkuarve me karton të verdhë.
53’ Top në të djathtën për Laçin i cili kontrollon dhe gjuan, por sfera devijohet nga një mbrojtës në këndore. (VIDEO)
53’ Top në të djathtën për Laçin i cili kontrollon dhe gjuan, por sfera devijohet nga një mbrojtës në këndore. (VIDEO)
52’ Në këndoren vijuese, topi shkon te Tuci i cili gjuan por gjen portierin në pozicion. (VIDEO)
51’ Kundërsulm i shpejtë i kuqezinjve, një gjuajtje e Bajramit devijohet në këndore.
48’ Çerni nga e djathta lëshon një gjuajtje të rrezikshme ne shtyllën e dytë, të cilën Strakosha e grushton. Më pas topi shkon te Shulc i cili gjuan nga distanca duke çuar sferën larg portës. (VIDEO)
46′ Pjesa e dytë nis pa ndryshime.
45’+2’ Mbyllet pa gola pjesa e parë.








