
Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, ka pritur sot në zyrën e tij dhjetëra përfaqësues të komunitetit shqiptar, pak para nisjes së paradës tradicionale të organizuar nga shoqata “Rrënjët Shqiptare”.
Ngjarja e përvitshme bashkon mijëra shqiptarë nga e gjithë Amerika, në një festë që shfaq me krenari kulturën dhe identitetin kombëtar.
Të veshur me ngjyrat kuqezi, me kostume tradicionale dhe qeleshe në kokë, pjesëmarrësit kanë filluar të mblidhen pranë “Central Park West 81st”, ku atmosfera festive po merr jetë me këngë dhe valle. Ashtu si çdo vit, autoritetet kanë marrë të gjitha masat për të garantuar mbarëvajtjen e paradës, ku pritet një pjesëmarrje masive nga diaspora shqiptare në SHBA./Versus.al







