"Djemtë tanë kanë mbërritur në "Shtëpinë e Futbollit" dhe kanë nisur përgatitjet në prag të ndeshjeve me Ukrainën dhe Gjeorgjinë". Njoftimi u bë pasditen e së kësaj të hëne nga FSHF-ja, e cila publikoi videon e mëposhtme në faqen e saj në Instagram
Vieë this post on Instagram
Kombëtarja shqiptare nisi kështu përgatitjet për dy ndeshjet e para në Grupin B1 të UEFA Nations League, ndaj Ukrainës më 7 shtator dhe ndaj Gjeorgjisë më 10 shtator.
Kuqezinjtë u grumbulluan në Tiranë dhe përgatitjet po i zhvillojnë në “Shtëpinë e Futbollit”. Futbollistët e thirur nga Silvinho do të stëriten deri në datë 5 shtator, kur do të nisen nga aeroporti i Rinasit për në Pragë. Të premten e 6 shtatorut pritet të ketë një konferencë zyrtare për shtyp e trajnerit Silvinjo në stadiumin “Epet Arena”, ora 17:15 dhe stërvitja zyrtare në ora 18:00. Më pas në 20.45 do të luhet sfida UKRAINË-SHQIPËRI, ndërsa ndeshja tjetër ajo SHQIPËRI-GJEORGJI, do të luhet në datë 10 shtator, ora 20:45, në stadiumin Air Albania, Tiranë








