MAGAZINË /

VIDEO/ Myrto Uzuni shënon ‘golin e jetës’ në ‘Air Albania’, zbulon gjininë e fëmijës në mënyrën më të veçantë

Sulmuesi i Granadas zgjodhi që edhe momentin e bukur të jetës personale, ta pëjetojë pranë fushës së blertë.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Myrto Uzuni shënon ‘golin e jetës’ në

Futbollisti i Kombëtares Shqiptare, Myrto Uzuni do të bëhet baba për herë të parë. Sulmuesi i Granadas, e ka zbuluar në stadiumin “Air Albania” gjininë e foshnjës që është djalë.

Në grumbullimin me Kombëtaren në kuadër të ndeshjeve për Ligën e Kombeve, Uzuni ka organizuar një festë speciale gjatë momentit të zbulimit të gjinisë së fëmijës. I veshur me të bardha së bashku me partneren e tij, Uzuni edhe këtë moment ka zgjedhur ta përjetojë pranë fushës së futbollit.

Ai shënoi nga 11 metra largësi në një mënyrë të veçantë për të zbuluar gjininë e bebes. Pas këtyre momenteve pati duartrokitje dhe festë nga miqtë e çiftit. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: