MAGAZINË /

VIDEO/ Ndeshen me njëra-tjetrën gjatë debatit, Rozana i thyen mikrofonin Gertës, produksioni ua tërheq vërejtje

Në debat e sipër, ato vendosën që të ndeshnin trupat me njëra-tjetrën në një formë ironie, një veprim i cili çoi në rënien dhe thyerjen e mikrofonit të Gertës.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Ndeshen me njëra-tjetrën gjatë debatit, Rozana i thyen

Pasditen e së premtes, atmosfera në shtëpinë e Big Brother VIP Albania u tensionua ndjeshëm pas një debati të madh mes Rozana Radit dhe Gerta Gixharit.

Dy konkurrentet u përfshinë në një përplasje të ashpër verbale, e cila përfundoi me një skenë të pazakontë.

Në debat e sipër, ato vendosën që të ndeshnin trupat me njëra-tjetrën në një formë ironie, një veprim i cili çoi në rënien dhe thyerjen e mikrofonit të Gertës.

Kjo situatë solli menjëherë reagimin e regjisë, e cila i tërhoqi vërejtje të dyja banoreve, duke u kërkuar të kenë kujdes me pajisjet teknike.

Megjithatë, Rozana dhe Gerta nuk e morën parasysh paralajmërim e prouksionit dhe vazhduan sërisht debatin me tone të larta, duke e bërë situatën edhe më të tensionuar, ndërsa mbetet t'u parë nëse do të ketë ndëshkime për sjelljen e tyre.

 

 

Tags:

bbva4

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: