MAGAZINË /

VIDEO/ Ndjesë dhe duartrokitje, Broja mban fjalim para ekipit në stërvitjen e fundit në “Air Albania”

Vetë trajneri Silvinjo sot në konferencë për mediat theksoi se kishte folur privatisht me Brojën ashtu si edhe me skuadrën për situata të tilla, pasi të gjithë duhej të bëheshin pjesë e grupit në të mirë e në të keq.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Ndjesë dhe duartrokitje, Broja mban fjalim para ekipit në

Në vetëm dy ditë, emri i sulmuesit të Kombëtares shqiptare, Armando Broja, është bërë temë diskutimi mes legjendave të futbollit, analistëve dhe gazetarëve.

Arsyeja është kombinimi i performancës së tij në fushë, gjendjes emocionale të vështirë e shoqëruar me lot, si dhe sjelljes arrogante ndaj tifozëve. Vetëm pas ndërhyrjes së mbrojtësit Elseid Hysaj, Broja përshëndeti tifozët, duke treguar një moment reflektimi.

Gazetari sportiv Kristi Sejatllari ka publikuar në rrjetet sociale pamjet ku Broja, gjatë stërvitjes, i kërkon falje shokëve të ekipit, një tjetër shenjë e reflektimit të tij.

Tani mbetet për t’u parë nëse trajneri Sylvinho do t’i japë mundësinë Brojës të luajë nesër dhe sa minuta do të ketë kundër Anglisë.

 

Poll