MAGAZINË /

VIDEO / Nuk do ta besoni sa vjeç bën sot aktori i madh Timo Flloko! Mesazhi i ëmbël i Vera Grabockës

Nëpërmjet një mesazhi në rrjetet sociale, bashkëudhëtarja e tij e jetës, regjisorja e mirënjohur Vera Grabocka i ka uruar ditëlindjen të shtrenjtit të saj, "dashurisë së saj", siç ajo vetë e ka cilësuar

Shkruar nga Versus

VIDEO / Nuk do ta besoni sa vjeç bën sot aktori i madh Timo Flloko!

Timo Flloko është e do të mbetet padyshim një ndër ikonat e kinematografisë e artit shqiptar. Ai sot fryn plot 77 qirinj mbi tortën e festës. Kësaj rradhe nëpërmjet një mesazhi në rrjetet sociale, bashkëudhëtarja e tij e jetës, regjisorja e mirënjohur Vera Grabocka i ka uruar ditëlindjen të shtrenjtit të saj, "dashurisë së jetës së saj", siç ajo vetë e ka cilësuar. Postimin e ka shoqëruar me një poezi të recituar në mënyrë të ndjerë nga vetë Timo, i cili njihet gjerësisht edhe si poet i ndjerë e lakonik. (Më poshtë mund ta ndiqni recitimin e plotë)  

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Vera Grabocka (@veragrabocka)

Dashuria Timo-Vera 

VIDEO / Nuk do ta besoni sa vjeç bën sot aktori i madh Timo Flloko!

Historia e dashurisë mes aktorit të njohur shqiptar Timo Flloko dhe regjisores Vera Grabocka është një rrëfim i veçantë që ka lindur në bankat e shkollës.​ Timo Flloko dhe Vera Grabocka u njohën kur aktori u emërua pedagog në Akademinë e Arteve të Tiranës, ku Vera ishte studente e tij. Në një intervistë për emisionin “Opinion”, Timo ka rrëfyer se e njihte Verën që kur ajo ishte studente e tij, duke theksuar se ajo ishte e veçantë në dinamikë, sjellje, energji dhe natyrë. Ai e përshkruan si një dashuri ku ai ngeci, duke shtuar se ishte një tërheqje e dyanshme, ndonëse ndonjëherë i dukej se Vera ishte më shpërfillëse se ai. Timo theksonte në intervistë se Vera ka qenë mbështetje e fortë për të, siç mbështetet një trup te një lis kur është i lodhur.

Karriera Artistike

VIDEO / Nuk do ta besoni sa vjeç bën sot aktori i madh Timo Flloko!

Flloko e nisi karrierën e tij në moshën 19 vjeçare, duke interpretuar në filmin "Ngadhnjim mbi vdekjen" (1967), i cili u ndalua nga regjimi i kohës. Pavarësisht kësaj, ai vazhdoi të luante në role të ndryshme, duke u bërë një nga aktorët më të njohur të kinemasë shqiptare. Disa nga filmat ku ka luajtur përfshijnë "Malet me blerim mbuluar", "Shtigje lufte", "Lulëkuqet mbi mure", "Njeriu me top", "Cerçiz Topulli", "Ballë për ballë", "Rrethimi i vogël", dhe "Përdhunuesit".​ Në teatër, ai ka interpretuar role të heronjve historikë si Çerçiz Topulli dhe Vasil Shanto, duke u vlerësuar për interpretimet e tij të fuqishme dhe të paharrueshme.

Karriera Ndërkombëtare

Flloko ka shtrirë karrierën e tij edhe në Hollivud, ku ka interpretuar në disa filma, duke përfshirë një bashkëpunim me aktorin e njohur James Belushi në Los Angeles. Ai ka theksuar se arti i aktorit është arti i transformimit, duke u përpjekur të ndryshojë nga njëri rol në tjetrin për të sjellë më së miri karakteret që interpreton. Pas kthimit në Shqipëri, Timo Flloko nisi të punojë si pedagog në Akademinë e Arteve në Tiranë, në degën e aktrimit dhe regjisë. Ai ka kontribuar në formimin e brezave të rinj të aktorëve, duke ndarë me ta eksperiencën dhe njohuritë e tij të pasura.​

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: