Kombëtarja shqiptare fitoi mbrëmë me përmbysje në një ndeshje historike përballë Ukrainës, të luajtur në Pragë ku të parët që shënuan ishin ukrainasit.
Më pas Ismajli dhe Asani barazuan dhe çuan në avantazh skuadrën duke i dhënë 3 pikë në ndeshjen e parë të grupit 1 në Ligën e Kombeve.
Pas ndeshjes, lojtarët kuqezinj kanë festuar me tifozët e shumtë që kishin shkuar në stadium për të ndjekur ndeshjen.
Me thirrjet në kor “o sa mirë me qenë shqiptar”, tifozët dhe lojtarët festuan gëzimin e fitores me përmbysje e cila është e para e kombëtares tonë përballë Ukrainës.
Ndeshja e radhës do të luhet në “Air Albania” më 10 shtator ku do të presim Gjeorgjinë. Versus.al







