
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha pas suksesit që pati në Synny Hill u filmua sot në Tiranë nën shoqërinë e deputetes Monika Kryemadhi. Nëpërmjet një postimi në insta story, artistja shpërndau një video teksa shijonte një kafe me kushërirën e saj Monika Kryemadhi.
Ndërsa në një video tjetër, të dyja janë shfaqur duke bërë pazar në një market të Tiranës.
Në një intervistë televizive, Kryemadhi ka rrëfyer se mamaja e saj dhe babai i këngëtares janë kushërinj të parë. Prindërit e Bebe Rexhës janë nga Dibra e Madhe njësoj si Monika Kryemadhi, por këngëtarja ka lindur në Brooklyn, në Nju Jork. Versus.al







