
Ishte hera e parë që Bebe Rexha shkeli në Kosovë por performanca e saj e zjarrtë në festivalin 'Sunny Hill' do të mbahet mend gjatë.
Ajo përformoi hitet e saj më të njohura si ''I’m Good (Blue)”, “In the Name of Love” dhe “I’m a Mess”.
Çdo intepretim i saj ndezi dhe elektriozi publikun.
Pjesë e kësaj magjie ishte dhe përshendetje e saj në gjuhën shqipe.
‘Babën e kam prej Dibre. Nuk e foli gjuhën letrare. Do të bëj më të mirën mos më gjykoni.’ u shpreh Bebe Rexha gjatë performancës së saj.
Një mbrëmje e mbushur me emocion Bebe Rexha tregoi dhe njëherë që di më së mirë të mbizotërojë skenën./Versus







