MAGAZINË /

VIDEO / Plas mes Inës e Kejsit? Puthje, përqafime e premtime në BBVA: Strategji a lidhje e fshehtë?

Pas nominimit, shpërthen afrimiteti. Rikthehen dyshimet e Stelinës për një histori para hyrjes në shtëpi

Shkruar nga Versus

VIDEO / Plas mes Inës e Kejsit? Puthje, përqafime e premtime në

Pas prime-it të mbrëmshëm në Big Brother VIP Albania, ku Ina u shpall mes të nominuarve dhe më të rrezikuarve për eliminim, atmosfera në shtëpi ndryshoi rrënjësisht.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Ajo që ra menjëherë në sy ishte afrimiteti i papritur, përqafimet e gjata, premtimet dhe betimet emocionale mes Inës dhe Kejsit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Dyshimet nuk vonuan. A ishte kjo një strategji për ta mbajtur Inën në shtëpi, apo po del në pah ajo që prej kohësh përflitej brenda mureve të BBVIP?

Jo pak herë gjatë javëve të fundit, Stelina ka hedhur akuza të forta, duke pretenduar se Ina dhe Kejsi nuk janë thjesht miq, por se pak ditë para hyrjes në shtëpi janë puthur, madje kanë pasur diçka më shumë, pavarësisht betimeve publike se mes tyre ka vetëm shoqëri.

Pas prime-it, sjellja e dy banorëve duket se i shton pikëpyetjet. Përqafime të zgjatura, shikime domethënëse dhe fjalë që tingëllojnë më shumë si premtime mes dy personash të lidhur emocionalisht, sesa si mbështetje mes shokësh.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Publiku tashmë është i ndarë: Disa e shohin këtë afrimitet si lojë të pastër dhe strategji për vota Të tjerë janë të bindur se një histori e pathënë po del ngadalë në dritë
A po përdoret ndjenja për të shpëtuar nga eliminimi? Apo Big Brother po nxjerr në pah një lidhje të fshehur që nisi jashtë shtëpisë dhe tani nuk fshihet më?

Një gjë është e sigurt: Ina dhe Kejsi janë sot në qendër të vëmendjes, ndërsa çdo gjest i tyre do analizohet me lupë nga publiku.

Loja vazhdon…në sy të Stelinës...e jo vetëm...

Poll