Gjatë orëve të fundit, debatet në shtëpinë e Big Brother VIP janë përqendruar rreth marrëdhënies së Laertit me Valbonën. Kjo e fundit është parë disa herë e përlotur duke pretenduar se ishte e lënduar për shkak se nuk kishte parë shenja dashurie nga ana e Laertit.
Teksa bisedonte me aktorin në shtëpi, i kërkoi që t’i tregonte me vepra dashurinë. Ndërsa Laerti u ngrit nga vendi ku po qëndronte dhe tentoi ta puthte teksa Valbona refuzonte.
Pjesë nga biseda:
Valbona: Më do ti mua?
Laerti: Po, shumë
Valbona: Atëherë ma trego
Laerti çohet ta puthë: Pse nuk më lë pra? Pse ul kokën?
Valbona: Pse me të puthur është? Nuk tregohet kështu dashuria duke puthur një person
Laerti: Po si tregohet pra, nëse nuk do të doja ty, nuk do t’i falja këto fjalët e fundit
Valbona: O Laert lëri këto broçkulla, pse Gjestin e doje ti që e puthe?/ Versus.al







