MAGAZINË /

VIDEO/ PSG fitoi Champions për herë të parë, francezët i vënë flakën Parisit! 130 të arrestuar

Shkruar nga Versus
VIDEO/ PSG fitoi Champions për herë të parë, francezët
Foto nga trazirat në Paris

Paris Saint Germain fitoi mbrëmjen e djeshme Champions Leaguen e parë në histori pasi shkatërroi Interin me rezultatin 5-0.

Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes në kryeqytetin e Francës, Paris, pati kaos dhe trazira nga tifozët të cilët kishin dalë për të festuar “në mënyrën e tyre”.

Mijëra tifozë në rrugë hapën zjarr dhe dogjën çfarë u dilte para, përfshirë edhe shumë automjete. Për pasojë mbi 130 persona janë arrestuar. Trazira të tilla priteshin pas ndeshjes, pasi skena të ngjashme kanë ndodhur edhe më parë me tifozët francezë. Versus.al

Poll