Prezantuesja e NBC Today nuk u besonte syve kur pa yllin e Hollivudit Richard Gere duke bërë gjestin e turpshëm me gisht.
Siç shihet në videon e mëposhtme gjithçka ka ndodhur pas shfaqjes së një skene nga seriali ardhshëm ‘The Agency’ ku pjesë e kastit të aktorëve është dhe Gere.
????#BREAKING: Richard Gere flips off Today host Savannah Guthrie after they aired an edited clip from his new show The Agency.
— Gina Milan (@ginamilan_) November 20, 2024
This is what happens when TDS gets the best of you!!
???????????? pic.twitter.com/D7its9Zk9k
Por duke qenë se drejtuesit e emisionit kishin prenë një skenë kur Gere tregon gishtin e mesit në serial, aktori 75 vjeçar vendosi të tregoj se si ishte e vërteta.
‘Sapo bëtë një lëvizje të turpshme në një emision mëngjesi familjar’ tha prezantuesja Savvannah Guthrie , duke u përpjekur të fshihte gishtin e Gere me letrat që mbante në duar.
‘Ti nuk tregove të gjithë episodin dhe ky ishte qëllimi’ kundërshtoi Gere, përgjigjje të cilës moderatorja u përgjigj: ’po ashtu është por ne e ndërpremë atë pjese për shkak të emisionit dhe ju e bëtë live’ .
‘E pashë edhe atë që bëre por skena nuk kishte kuptin pa atë pjesë. E bëri dora ime, nuk e kontrolloj’ mbylli Gere momentin e sikletshëm./Versus.al







