MAGAZINË /

VIDEO/ Ronaldo në rolin e 'heroit', shënon ndaj Gjermanisë dhe çon skuadrën në finalen e Ligës së Kombeve

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Ronaldo në rolin e 'heroit', shënon ndaj

Portugalia ka kaluar në finale të Ligës së Kombeve, pasi ka eliminuar Gjermaninën në shtypinë e tyre, Allianz Arena.

Pjesa e parë ishte e dominuar me shumë raste, por portat mbetën të paprekura nga të dyja anët. 

45 minutat e dyta nisën vrullshëm, ndërsa në total kishte tri gola. Në minutën e 48-të, Florian Wirtz kaloi Die Manschaft në epërsi me një asistim të Joshua Kimmich.

Por, më pas ishte spektakli i gjithi i Portugalisë, që shënuan dy gola për të përmbysur rezultatin.

Francis Conceicao i barazoi shifrat në 1-1 në minutën e 63-të me një asistim të Ruben Dias. Pesë minuta më vonë, Cristiano Ronaldo përmbysi shifrat, kur Nuno Mendes e gjeti saktë legjendën portugeze.

Kështu, Portugalia do të mësojë sot (5 qershor) emrin e finalistit të dytë, aty ku do të përballen Spanja dhe Franca. Versus.al

Poll