Një situatë e pazakontë dhe plot tension ka shënuar mëngjesin e banorëve të shtëpisë së Big Brother VIP.
Loredana Brati ka vendosur të zgjojë Rozana Radin me humor, duke u afruar pranë shtratit të saj.
Megjithatë, reagimi i Rozanës nuk ka qenë ai i pritur. Ajo e ka goditur Loredanën fillimisht me një shpullë dhe më pas me një jastëk, duke e paralajmëruar që të mos e përsëriste këtë veprim.
Momenti, i cili është regjistruar në video, po qarkullon në rrjetet sociale, duke shkaktuar reagime të forta nga ana e publikut.
Shumë ndjekës kanë shprehur bindjen se “Vëllai i Madh” duhet të ndërhysë dhe të marrë masa, duke përfshirë mundësinë e dërgimit të zarfit të zi, i cili zakonisht sjell përjashtim nga gara.







