MAGAZINË /

VIDEO/ Si është gjendja e Meritonit pas aksidentit me makinë? Gazetari Milaim Zeka zbardh të vërtetën

Ditën e sotme ka qarkulluar një lajm se moderatori i njohur, Meriton Mjekiqi, është përfshirë në një aksident rrugore teksa po udhëtonte nga Shqipëria në drejtim të Kosovës. Lidhur me këtë ka reaguar pak më parë gazetari i njohur, Milaim Zeka, i cili i ka hedhur poshtë këto zëra.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Si është gjendja e Meritonit pas aksidentit me makinë?

Ditën e sotme ka qarkulluar një lajm se moderatori i njohur, Meriton Mjekiqi, është përfshirë në një aksident rrugore teksa po udhëtonte nga Shqipëria në drejtim të Kosovës.

Gjithashtu thuhej se ish-finalisti i “Big Brother VIP3” është dërguar në spital, ku ndodhej në gjendje të rëndë për jetën.

Lidhur me këtë ka reaguar pak më parë gazetari i njohur, Milaim Zeka, i cili i ka hedhur poshtë këto zëra.

Zeka u shpreh se “lajmi është i rremë”. Më pas ai bëri një postim në rrjetet sociale, ku shprehet se ka qenë në një makinë me Meritonin.

Përmes një video të postuar në rrjetet e tij sociale, gazetari shton se Mjekiqi “është me shëndet tepër të mirë”.

“Për ju që jeni shqetësuar shumë për punën e aksidentit të Meriton Mjekiqit. Unë dhe Meritoni kemi qenë në një makinë. Meritoni është me shëndet tepër mirë dhe unë qysh po më shihni”, ka thënë gazetari i njohur.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: