MAGAZINË /

VIDEO/ Skandal gjatë ndeshjes Serbi-Zvicër, thirrje anti-shqiptare dhe flamuj provokues

Serbët po këndojnë kore raciste në stadium për shkak të kapitenit Granit Xhaka, i cili udhëheq Zvicrën.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Skandal gjatë ndeshjes Serbi-Zvicër, thirrje anti-shqiptare dhe

Zvicra po përballet në udhëtim ndaj Serbisë në kuadër të rrethit të tretë të Ligës së Kombeve.

Nga minuta e parë në këtë sfidë e ka nisur ylli shqiptar Granit Xhaka i cili po udhëheq ‘Helvetikët’ në cilësinë e kapitenit.

Teksa ndeshja kishte nisur, tifozët serbë nuk dukeshin të interesuar për atë që po ndodhte në fushë, por kishin vëmendjen diku tjetër. Për disa minuta me radhë ata kënduan “Kosova është Serbi” duke treguar edhe një herë se janë shumë larg me realitetin.

Përveç kësaj u dëgjuan edhe këngë të tilla si “Kush nuk kërcen është shqiptar” të cilat pra na dëshmojnë mentalitetin e tyre primitiv.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: