Elon Musk ka tërhequr sërish vëmëndje me postimin e fundit në rrjete sociale e cila shumë shpejt u bë virale.
Manjati i teknologjisë publikoi në rrjetin social X një video e cila ndërthurte satirën politike me Inteligjencën Artificiale.
Videoja paraqet liderët botëorë dhe figura të shquara që parakalojnë në një piste virtuale në një shfaqje mode surrealiste ku përfshiheshin një sërë personaliteti të ndryshme nga presidenti amerikan Joe Biden , lideri suprem i Koresë së Veriut Kim Jong Un, ish-presidentët e SHBA Donald Trump dhe Barack Obama, presidenti rus Vladimir Putin, presidenti kinez Xi Jinping, CEO i Meta Mark. Zuckerberg, vetë CEO i Tesla dhe SpaceX, Elon Musk, kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA Nancy Pelosi, ish Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton dhe Papa Françesku.
Papa Françesku , për shembull, mund të shihet me një xhaketë ekstravagante, moderne, ndërsa Elon Musk ecën me një kostum futuristik.
Vladimir Putin , Donald Trump dhe Barack Obama gjithashtu shfaqen me veshje shumë të ndryshme nga ato të imazhit të tyre tradicional.
Por gjithashtu videoja përmban manjatë të teknologjisë, ku Musk ka përfshirë dhe veten, Mark Zuckerberg, Jeff Bezos, Tim Cook dhe Bill Gates me të cilin dhe tallet për kolapsin që krijoi rënia e sistemit Microsoft disa ditë më parë.
Videoja ka grumbulluar brenda 30 minuta mbi 1 milionë shikime si dhe miliona komente./Versus
High time for an AI fashion show pic.twitter.com/ra6cHQ4AAu
— Elon Musk (@elonmusk) July 22, 2024








