Pas performancës ekzalutese në Sunny Hill në Kosovë, këngëtarja Bebe Rexha ka mberritur në Tiranë.
Ajo ka publikuar një video ku shihet me Monika Kryemadhin duke pirë kafe dhe duke bërë gëzuar në një qendër tregtare.
'Të dua Monika' shkruan Bebe në videon e saj
Monika ka folur dhe më herët për marrëdhënien e vërtetë që e bashkon me këngëtaren.
“Mamaja ime dhe babai i Bebes, janë kushërinj të parë, por jemi një familje që kemi shumë marrëdhënie të afërta, kemi kërcyer, kemi kënduar, kemi qenë në festa, kemi gatuar bashkë”, është shprehur deputetja e Partisë së Lirisë.
Ajo është shprehur se edhe Bebe është nga Dibra e Madhe, si ajo dhe se këngëtarja e ka emrin e vërtetë Bleta, ka lindur në Brooklyn, në Neë York.







