MAGAZINË /

VIDEO/ “Thumbi” që ndezi skenën! Gjesti ironizon sërish puthjen e Stresit me Jozin

Në një nga koncertet e tij të fundit, fituesi i Big Brother VIP nuk ngurroi të lëshojë një thumb të fortë, i cili u interpretua gjerësisht si një goditje direkte ndaj Stresit dhe "puthjes së famshme" me Jozin.

Shkruar nga Versus
VIDEO/ “Thumbi” që ndezi skenën! Gjesti ironizon
Stresi dhe Gjesti

Një video e papritur mes Joz Markut dhe Stresit ka tronditur raportet mes këtij të fundit dhe Gjestit, dikur miq të ngushtë.

Stresi, që gjatë Big Brother VIP Albania ishte një nga mbështetësit më të mëdhenj të Gjestit, u pa së fundmi në shoqërinë e Jozit — të njëjtit person që dikur kishte ushtruar dhunë ndaj Gjestit.

Kjo afrim i papritur nuk u prit mirë. Gesti reagoi indirekt, duke e hequr Stresin nga lista e ndjekësve në rrjete sociale.

Reperi i njohur nuk ia fali këtë veprim dhe u përgjigj po njësoj, duke e fshirë edhe ai Gjestin nga ndjekësit. Ky "unfollow" reciprok e bëri të qartë: marrëdhënia e tyre kishte marrë fund.

Por drama nuk mbeti vetëm online.

Në një nga koncertet e tij të fundit, fituesi i Big Brother VIP nuk ngurroi të lëshojë një thumb të fortë, i cili u interpretua gjerësisht si një goditje direkte ndaj Stresit dhe "puthjes së famshme" me Jozin.

“Sa puthje [po më dërgoni nga larg], po asnjë s’po më puth [me të vërtetë],” tha ai me ironi nga skena, duke shkaktuar një reagim të zjarrtë nga publiku që e kuptoi menjëherë mesazhin.

Konflikti mes dy emrave të njohur të skenës shqiptare duket se është vetëm në fillim – dhe nuk ka më kthim pas.

 

Tags:

stresi gjesti

Poll