Në vendin tonë, konfliktet fizike për shkak të ofendimeve në Tik Tok, po bëhen më të shpeshta. Pas plagosjes me armë zjarri të Fabio Kuçit të njohur me pseudonimin ‘GUCCI’, në Durrës një tjetër konflikt është bërë viral.
Dy boksierët e famshëm shqiptarë, Robert dhe Amarildo Bakaj dhunuan personazhin e njohur të TikTok, Xhemal Uka të njohur me nofkën “Fire”.
Teksa ky i fundit ishte futur live, dy vëllezërit Bakaj janë afruar dhe e goditën me grushte, e gjithë përleshja u dëgjua live. Dyshohet se përplasja fizike ndodhi për shkak të ofendimeve në TikTok kundrejt vëllezërve Bakaj.
Më poshtë keni videon e momentit të konfliktit.

