Armando Broja ka kaluar një tjetër moment dramatik në përballjen ndaj Anglisë. Sulmuesi i Kombëtares u dëmtua sërish, duke konfirmuar se fati i keq vazhdon ta ndjekë.
Gjatë një aksioni, 24-vjeçari mbështeti keq këmbën në tokë, duke pësuar një dëmtim në kavilje që, nga reagimi i tij, duket mjaft serioz. Broja shpërtheu në lot ndërsa qëndronte i shtrirë në fushë, duke dhënë sinjalin e qartë se bëhej fjalë për një problem të rëndë.
Ky është një tjetër episod i vështirë për sulmuesin shqiptar, i cili prej kohësh po përballet me probleme fizike që po ndikojnë ndjeshëm në formën dhe ecurinë e tij në karrierë.

