MAGAZINË /

Vinicius Jr tremb tifozët e Real Madrid me veprimin e fundit

Anësori brazilian ka patur disa oferta kryesisht nga Arabia Saudite.

Shkruar nga Versus

Vinicius Jr tremb tifozët e Real Madrid me veprimin e fundit

Sulmuesi i Real Madridit, Vinicius Junior i ka habitur tifozët me veprimet e fundit në Instagram. Në mënyrë “të heshtur”, braziliani ka hequr emrin e Real Madrid nga biografia e tij në faqen zyrtare.

Por nuk është ndalur aty, ai ka fshirë gjithashtu disa foto të fiksuara, përfshirë ato ku shihej me fanellën e bardhë dhe duke mbajtur trofetë e Ligës së Kampionëve.

Vinicius Jr tremb tifozët e Real Madrid me veprimin e fundit Vinicius Jr tremb tifozët e Real Madrid me veprimin e fundit   Vinicius Jr tremb tifozët e Real Madrid me veprimin e fundit  

Çfarë mund të nënkuptojë ky ndryshim i papritur?

Tifozët janë lënë të dyshojnë nëse pas kësaj fshihet diçka më shumë sesa një përditësim i thjeshtë i profilit.

Vinicius që një kohë të gjatë është i lidhur me një kalim në Arabinë Saudite.

Sidomos, është Al-Hilal që ka treguar interesim më konkret për brazilianin, me bisedimet mes palëve që i ka konfirmuar edhe CEO i klubit saudit. Versus.al

Poll