MAGAZINË /

Vrasja e 19-vjeçarit në Kosovë, reagon "e dashura": Pse ai plumb s’erdhi te unë, shpirt i im i bardhë

Në rrjetin social Tik-Tok një llogari me emrin Jona ka publikuar një video të viktimës me një dedikim për Ardit Zymerin duke pretenduar se është e dashura e këtij të fundit. Në mbishikrim e videos, ajo shkruan:

Shkruar nga Versus
Vrasja e 19-vjeçarit në Kosovë, reagon "e dashura":
Autori Bleon Dibrani dhe viktima Ardit Zymeri

Kosova u trondit mbrëmjen e djeshme nga vrajza me armë zjarri e 19-vjeçarit Ardit Zymeri, i cili u qëllua nga bashkëmoshatari i tij Bleon Dibrani.

Sipas asaj që raprtohet në media, autori dhe viktima të kenë patur një konflikt për një vajzë, ndërsa një tjetër dyshim lidhet me një konflikt verbal të nisur brenda në ambientet e shkollës.

Në rrjetin social Tik-Tok një llogari me emrin Jona ka publikuar një video të viktimës me një dedikim për Ardit Zymerin duke pretenduar se është e dashura e këtij të fundit. Në mbishikrim e videos, ajo shkruan:

“Shpirti jem i bardhë, që ka me qenë me mu gjithë jetën. A pate shumë dhimbje zemra jem? Pse ai plumb s’erdhi te unë, po tek ti? M’ke thanë gjithë që duhet me qenë e fortë për gjithçka, e sot po merr kuptim kjo fjalë.

M’ke thanë gjithë që Zoti i merr veç ata që i don, e vërtetë qenka, ai të deshti më shumë se ne, e të mori afër vetes. Arditi jem, faleminderit për çdo këshillë që më ke dhënë e që më ke thënë që duhet me qenë e fortë gjithë, unë jom, po jom për engjulin tim që është duke më parë prej lart, tash e tutje.

O dritë, zani yt po më mungon, ashtu siç jam mësuar ta dëgjojë çdo natë, e me më tregu hala që ki me qenë me mu gjithë, pavarësisht çdo të keqe që mundet me na ardh në jetë. Arditi jem, më fal që s’isha afër teje, po shpirti yt i bardhë do të jetë në trupin tem, shpirtërisht. Ti e din që Jona jotë s’të harron kurrë. Pusho i qetë melaqja jem”, ka shkruar vajza në TikTok.

Mbetet e paqartë nëse kjo llogari i përket vërtet vajzës në fjalë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:35 në rrugën “Galip Badivuku” në Vushtrri. 19-vjeçari Ardit Zymeri gjithashtu luante futboll për klubin e FC Mitrovicës. Autori Bleron Dibrani është arrestuar disa orë pas krimit ndërsa ka pranuar në polici dhe fajësinë.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: