MAGAZINË /

Vrenozi "vdes" për Berishen, Rama për Vrenozin / Kryesocialisti sqaron videon virale: "Do të të vij në shtëpi..."

Në rubrikën “Sy m’Sy”, Rama ka zbuluar detaje nga kjo bisedë dhe ka publikuar edhe versionin e treguar nga vetë Vrenozi.

Shkruar nga Versus

Vrenozi "vdes" për Berishen, Rama për Vrenozin /

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Ilir Vrenozin, një figurë e njohur në rrjetet sociale dhe për video të ndryshme që ai publikon, duke shkaktuar një reagim të shpejtë dhe të papritur.

Në rubrikën “Sy m’Sy”, Rama ka zbuluar detaje nga kjo bisedë dhe ka publikuar edhe versionin e treguar nga vetë Vrenozin. Ky i fundit shpjegoi se kishte mbetur i befasuar kur kishte marrë një telefonatë nga Niko Peleshi, i cili e informoi se do të fliste me kryeministrin.

“Më ra telefoni, shikoj dhe ishte Niko Peleshi. Më tha: 'Fol pak me mikun tim.' Mora telefonin dhe në vesh më tha: 'Hë, me Vrenoz, si të kam?' E mbeta i habitur! Ai më tha se ishte simpatizant i videove të mia. Unë e shaja atë, nga familja, ai pas simpatizant. Më foli sikur më kishte shok prej 30 vitesh. Ndoshta politikanët kanë një aftësi të tillë,” thekson Vrenozi.

Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama tha: “Vrenoz, ja ku më ke, me tënden je në rregull, por halli i madh është me ata 'çyrykët' e tu që ishin lëshuar. Jo, Rama do ta blejë, jo, Vrenoz i ka thënë Ramës, jo, i ka përplasur derën në fytyrë. Unë jam tifoz i videove të tua, këtë e dinë shokët e tu dhe të tjerë të mirë, Nikua, Raqka, Pendavini, por nuk e dija që Niko fliste me ty dhe ishit miq. Këtë mos e dysho, e mora vesh deri dje në Pogradec.”

Në vazhdim, Vrenozi përshkruan edhe bisedën e tij me kryeministrin. Ai tregon se Rama i kishte propozuar një takim privat për të pirë një kafe, pa kamera dhe pa publicitet. “Më tha: 'Vrenoz, jam në Pogradec, po vij në Korçë dhe dua të pi një kafe me ty, në privatësi, pa kamera, pa gjë.' Unë i thashë: 'Nuk bëhet, sepse unë, edhe pse po më fton kryeministri, nuk pi kafe nëpër vende të tilla. Unë jam qytetar dhe dera ime është e hapur.'”

Në përgjigjen e tij, Rama i kërkoi Vrenozit të sqarojë situatën dhe të shpjegonte nëse kishte hall që i vinte nga partia. “Të jemi të saktë, unë të thashë më takon mua, apo ke hall se të turret partia? E ti the: 'Unë kam hall se më turret partia, jam i djathtë dhe nuk jam anëtar partie, jam njëri i lirë.' Ishe në siklet, por thashë kam dëshirë të takoj dhe jo të të vë në pozitë, të pi kafe pa kamera dhe pa publicitet?” tha Rama.

Vrenozi e përfundoi historinë duke theksuar se Rama e kishte ftuar të takohej pas 11 majit, dhe gjithashtu e kishte ftuar që të votonte për numrin 5. "Dëgjo, tha, pas 11 majit do të vij në shtëpi. Unë thashë: 'Nëse pas 11 majit, do të shkoj te 5.'”

Ky shkëmbim mes dy personazheve ka ngjallur shumë interes dhe ka qenë pjesë e një debati më të gjerë mbi përfshirjen e politikanëve në jetën e individëve dhe ndihmën që ata mund të ofrojnë përmes kanaleve të ndryshme.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: