MAGAZINË /

Ylli i Realit merr goditjen e radhës, e dashura e lë me një postim në instagram

Si të mos mungonin problemet në fushën e lojës, Vinicius Jr së fundmi u braktis nga e dashura e tij nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Shkruar nga Versus

Ylli i Realit merr goditjen e radhës, e dashura e lë me një

Marrëdhënia 7-mujore e Vinicius Junior dhe Virgínia Fonseca ka mbaruar. Duke njoftuar ndarjen me anë të një postimi në rrjetet sociale, Fonseca tha: "Sot zgjodhëm të respektojmë rrugën e njëri-tjetrit."

Në mesazhin e saj, ajo theksoi se i ishte përkushtuar plotësisht lidhjes, por kishte zgjedhur t’i jepte fund marrëdhënies në mënyrë të qetë dhe me respekt të ndërsjellë.

“Kur diçka nuk ka më kuptim, preferoj të kem pjekurinë për ta mbyllur marrëdhënien në mënyrë miqësore, sesa të vazhdojmë vetëm për hir të qëndrimit bashkë”, shkroi Virginia, duke i uruar Viníciusit lumturi dhe sukses në të ardhmen.

Ylli i Realit merr goditjen e radhës, e dashura e lë me një

Ndarja duket se ka ardhur pa tensione mes palëve, ndërsa ylli brazilian tashmë pritet të fokusohet te angazhimet e ardhshme sportive dhe te Kampionati Botëror në SHBA, ku do të paraqitet si beqar. Versus.al

Poll